spot_img
HomeLajmeA ka arritur Kosova të modernizojë institucionet e sigurisë?...

A ka arritur Kosova të modernizojë institucionet e sigurisë? Tregon Ramadani

spot_img

Burim Ramadani, ish-kryeinspektori i Agjencisë së Intelegjencës Kosovare, ka thënë se  Kosova ka humbur mundësinë që të modernizojë institucionet e sigurisë.

I ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, Ramadani ka thënë se sot lufta nuk është ajo klasike, por me drona e teknologji informative, ndërsa sipas tij Kosova ka humbur hapin në këtë pikë.

Sipas tij, Kosova edhe më tutje po mbrohet prej NATO-s.

“Kosova ka humbur mundësinë që të modernizojë institucionet e sigurisë, sikur shumë shtete siç tashmë i ka modernizu, lufta sot nuk është ajo klasike por me drona, me teknologji informative etj, dhe Kosova e ka humbur hapin në këtë pikë, pa çka se është e qartë se Kosova edhe më tutje mbrohet prej NATO-s, dhe raporti me NATO-n jo vetëm që duhet të fuqizohet por edhe të detajohet, sidomos pas rastit të madh të sulmit të grupit paraushtarak në Banjskë në shtator të 2023, Kosova është dashur në mënyrë definitive që të qartësojë aranzhmane të reja me NATO-n, protokolle të reja me NATO-n, në mënyrë që institucionet të jenë të përgatitura, por edhe të jenë të afta me e ndihmu Kosovën por edhe NATO-n”, u shpreh ai në “Fjala dhe Faktet”.

Më shumë video më poshtë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img