Klubi futbollistik kosovar, Drita do të zhvillojë sonte ndeshjen kthyese të raundit të “play-off” në Ligën e Konferencës.
Gjilanasit do të udhëtojnë në Slloveni, ku do të priten nga skuadra sllovene Celje, me duelin që zhvillohet nga ora 18:45.
Ndeshja e parë ishte një triller në “Fadil Vokrri”, me skuadrën sllovene që e arriti fitoren në kohën shtesë, duke fituar 3-2.
Drita do të kërkojë përmbysjen e rezultatit dhe të shkruajë histori, duke u kualifikuar në fazën eliminuese të Ligës së Konferencës, diçka që kurrë më parë se ka arritur ndonjë ekip shqiptar.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







