spot_img
HomeLajmeÇfarë do të ndodhë me Kosovën deri në 2035?...

Çfarë do të ndodhë me Kosovën deri në 2035? Parashikon Burim Ramadani

spot_img

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, duke iu referuar librit më të fundit të tij të botuar në dhjetor të vitit të kaluar, i titulluar “Në luftën hibride”, ka dhënë disa parashikimeve se ku do të ndodhet, Kosova, rajoni e bota në vitet e ardhshme.

I ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, Ramadani ka dhënë disa parashikime mjaft interesante për situatat gjeopolitike që mund të ndodhin në vitet në vijim, duke prekur rajonin e Kosovës dhe Serbisë.

“Sa i përket rajonit, së pari te Republika Serbe veçse ka filluar të dalë parashikimi, sepse kemi pa që Millorad Dodiku edhe është tërheqë prej politikave nacionaliste të trumbetuara, me çka ai edhe e negocioi mundësinë e largimit të tij prej listës së zezë, porse arrestimi i tij mbetet çështje e diskutueshme dhe besoj se kjo situatë është duke u qartësu”, deklaroi ai.

Ramadani u shpreh i bindtur se deri në fund të 2028 nuk e sheh regjimin e presidentit aktual serb, Aleksandër Vuçiq, të jetë në krye të shtetit serb, duke nënvizuar se e njëjta pritet të heqë dorë prej disa politikave hegjemonike, të paraprirë nga një “revolucion” i brendshëm.

“Te Serbia pres që brenda pak viteve, nuk besoj që e kalon vitin 2028, të përballet me një revolucion të brendshëm i cili pastaj do ta riformësojë politikën e Serbisë edhe me qëllimin ose mundësinë që të tërhiqet prej disa politikave hegjemonike që i ka aktualisht Vuçiqi. Pra nuk e shoh Vuçiqin apo këtë regjim të Vuçiqit pas vitit 2028-2029”, deklaroi Ramadani.

Ramadani dha parashikime të mëdha edhe për Kosovën, duke u shprehur se Kosova ka mundësinë që deri në vitin 2035 ta gjejë Kosovën në NATO.

“Te rasti i Kosovës problemi është që nuk e di nëse politika, institucionet e Kosovës e dinë saktë çka po duan. Unë besoj se nëse ne e dimë saktë se çka po duam, atëherë 2035-ta e gjen Kosovën në NATO dhe e gjen të konsoliduar jashtëzakonisht mirë, duke larguar këto dy rreziqe serioze që janë, e rreziku i parë serioz për Kosovën është ndarja territoriale, sepse shumë njerëz mendojnë që kur flasim për ndarjen territoriale, e mendojnë Veriun aty me tre komuna, por nëse flasim për ndarje territoriale jemi duke folur për shumë më shumë sesa Veriu, jemi duke folur për rreth 40% të tërë territorit që e merr edhe një pjesë të Perëndimit të Kosovës, pra Pejës e Deçanit, pra jemi duke folur shumë ma gjerë për projektin e kahmotshëm të Serbisë për ndarjen territoriale.

E rreziku i dytë, që jemi aktualisht është Status-quoja. Pra nëse Kosova mbetet në status-quo është humbëse. Porse nëse arrijmë që ta ndërtojmë një platformë më serioze dhe më të gjerë, atëherë Kosova i ka dyert e hapura dhe unë besoj që Kosova megjithatë do të zgjedhë këtë, që Kosova të jetë anëtare e NATO-s dhe Bashkimit Evropian, krahas që Shqipëria, siç edhe po shihet shumë shpejtë do të jetë edhe anëtare e Bashkimit Evropian”, u shpreh tutje Ramadani në “Fjala dhe Faktet”.

Më poshtë intervista e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img