spot_img
HomeLajmeRamadani tregon se çfarë e shtyri që të kandidojë...

Ramadani tregon se çfarë e shtyri që të kandidojë për deputet nga AAK-ja në zgjedhjet e 28 dhjetorit

spot_img

Burim Ramadani, ish-kandidat për deputet nga radhët e AAK-së në zgjedhjet e fundit nacionale dhe ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ka qenë i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline.

Ramadani ka folur për shumë çështje të Kosovës si në aspektin e sigurisë e po ashtu edhe politikës, dhe ndër të tjera është pyetur edhe për kandidimin e tij për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Ish-zëvendësministri i mbrojtjes ka treguar se çfarë e shtyri që të mendojë rikthimin në skenën politike, me kandidimin e tij për deputet.

“Së pari, po besoj që profili prej analizës publike të sigurisë shpresoj që nuk është dëmtuar, sepse në atë kam investu me më shumë se dy dekada në këtë profil. Sidoqoftë ajo që e kam pa të nevojshme unë kam ba thirrje atëherë që të gjithë të angazhohemi. Të gjithë ato figura që mendojnë se mund t’i japin diçka vendit dhe politikës dhe institucioneve, është mirë që të angazhohen, por të angazhohen me pedigre personale, me një program jo vetëm partiak por edhe personal, dhe si i tillë unë kam tentu që edhe fushatën edhe angazhimin para 28 dhjetorit ta bëjë në fushat në të cilat mua më takojnë të merrem, ajo është siguria dhe mbrojtja. A është e rëndësishme që angazhimi politik të vazhdojë, këtë do ta shoh, nuk jam krejtësisht i sigurt nëse do të vazhdojë angazhimin politik apo do të vazhdojë angazhime tjera edhe personale që kam, porse unë mendoj që politika ka nevojë për politikanë profesionistë dhe angazhohen në institucione, sepse Kosova ka shumë politikanë por ka pak zëra të mençur e të matur, e pak zëra të arsyes. Nëse arrijmë që të gjithë të jemi të angazhuar, pavarësisht se çfarë angazhimi po flasim, porse t’i japim Kosovës një zë të arsyes, unë besoj që është momenti dhe koha kur njerëzit duhet të angazhohen”, deklaroi ai në “Fjala dhe Faktet” në HisariOnline.

Më poshtë intervista e plotë me Ramadanin:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img