spot_img
HomeLajmeRamadani flet për dallimin e votave në Suharekë mes...

Ramadani flet për dallimin e votave në Suharekë mes zgjedhjeve lokale dhe nacionale, kërkon angazhim nga partitë

spot_img

Ish-zëvendësministri i Mbrojtjes, Burim Ramadani ka folur për dallimet e mëdha të votave në zgjedhjet nacionale në raport me ato lokale. 

Duke ditur se Ramadani vjen nga komuna e Suharekës, ai e mori shembull pikërisht këtë komunë, duke nënvizuar një diskrepancë të thellë nga fituesi i zgjedhjeve në lokale dhe nacionale.

Ramadani, i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” te HisariOnline, ka treguar se çfarë duhet të bëjnë partitë në mënyrë që të zvogëlojnë këtë hendek të madh që po ndodh për çdo zgjedhje.

“Partitë politike në Suharekë e kanë domosdoshmëri rritjen e aktivitetit, pra përfshirjen e njerëzve, në nivele të ndryshme dhe profesione të ndryshme, sepse politika lokale nuk është politikë që do të duhej të bëhej vetëm një herë në katër vjet, por është një politikë e cila e prek secilin qytetar, secilën shtëpi në mënyrë të vazhdueshme që ka pak dallim me politikën nacionale dhe në mundësinë që partitë politike në Suharekë të riaktivizohen gjatë katër viteve dhe jo sa herë ka zgjedhje, do të mund të ndikonte ndoshta edhe në zgjedhjet nacionale për ta ndryshu këtë diskrepancën kaq të madhe që është mes zgjedhjeve lokale dhe nacionale”, deklaroi ai në emisionin “Fjala dhe Faktet”.

Më poshtë intervista e plotë e Ramadanit: 

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img