spot_img
HomeLajmePozita e Kosovës në aspektin gjeopolitik të sigurisë, Ramadani...

Pozita e Kosovës në aspektin gjeopolitik të sigurisë, Ramadani flet se në cilën situatë ndodhet vendi

spot_img

Ish-zëvendësministri i mbrojtjes, Burim Ramadani, ka qenë i ftuar në emisionin “Fjala dhe Faktet” me Fadil Bytyqin, në mediumin “HisariOnline”, ku ka folur për çështje të ndryshme, ndër to edhe për pozitën e Kosovës në aspektin gjeopolitik sa i përket sigurisë.

“Bota është e trazuar, tashmë e ka marrë një kulminacion të trazimit të saj dhe ka një periudhë tashmë disa vjeçare që po ndërron çdo ditë e më shumë, po ndërron jo vetëm fuqia e shteteve apo e poleve në rendin ndërkombëtar, por po ndërrojnë edhe interesat dhe ngapak edhe aleancat, respektivisht raportet mes shteteve në kuptimin e sigurisë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Normalisht që në këtë rrafsh, sikur që është rajoni ballkanik, është tensionuar dhe ritensionuar edhe për faktin se ne edhe më tutje kemi një mashë të Rusisë që është Serbia, e cila po vazhdon ta paraqesë rolin destabilizues për krejt rajonin dhe të jetë ai shteti që ka synime edhe territoriale edhe hegjemonike ndaj fqinjve t’vet. Fatkeqësisht, Kosova gjatë këtyre nuk ka arritur ta ndërtojë një platformë të qartë nacionale, kombëtare, për ta përmirësuar, respektivisht për ta garantu, promovu sigurinë kombëtare, por se është sjellë në një rreth të një logjike më klasike të asaj që njihet si përgatitje ose rritje e kapaciteteve për siguri kombëtare. Besoj se Kosova ka humbur një numër shansesh, që së pari të përshpejtojë rrugën e vet drejt NATO-s, për shkak të këtyre ndryshimeve globale. Së dyti, ka humbur mundësinë që të modernizojë institucionet e sigurisë, Kosova sikur shumë shtete siç tashmë i ka modernizu, lufta sot nuk është ajo klasike por me drona, me teknologji informative etj, dhe Kosova e ka humbur hapin në këtë pikë, pa çka se është e qartë se Kosova edhe më tutje mbrohet prej NATO-s, dhe raporti me NATO-n jo vetëm që duhet të fuqizohet por edhe të detajohet, sidomos pas rastit të madh të sulmit të grupit paraushtarak në Banjskë në shtator të 2023, Kosova është dashur në mënyrë definitive që të qartësojë aranzhmane të reja me NATO-n, protokolle të reja me NATO-n, në mënyrë që institucionet të jenë të përgatitura, por edhe të jenë të afta me e ndihmu Kosovën por edhe NATO-n”, u shpreh ai në “Fjala dhe Faktet”.

Më poshtë video e plotë:

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img