Kryeparlamentarja e Kosovës, Albulena Haxhiu ka pritur në një takim kryediplomatën shqiptare, Elisa Spiropali.
Haxhiu me anë të një postimi tha se në takim shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.
Sipas Haxhit, bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë mbeten qendrore për zhvillimin e tyre të përbashkët dhe për mirëqenien e qytetarëve.
Postimi i plotë:
Kënaqësi të mirëprisja Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali.
Shkëmbyem mendime mbi bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve dhe rolin e rëndësishëm të institucioneve tona në avancimin e interesave të përbashkëta.
Bashkëpunimi dhe përkrahja e ndërsjellë mbeten qendrore për zhvillimin tonë të përbashkët dhe për mirëqenien e qytetarëve tanë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







