spot_img
HomeLajmeKurti priti përfaqësuesin e UNDP-së, riafirmohet partneriteti strategjik

Kurti priti përfaqësuesin e UNDP-së, riafirmohet partneriteti strategjik

spot_img

Kryeministri Albin Kurti, ka pritur në takim Përfaqësuesin e Përhershëm të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Nuno Queiros, nga i cili ka marrë urime për mandatin e ri qeverisës, derisa kryeministri e ka cilësuar UNDP-në si partner të besueshëm strategjik.

Ekzekutivi thotë se në këtë takim të parë prej formimit të qeverisë së re, u rikonfirmua gatishmëria për vazhdim të bashkëpunimit

“Në fusha prioritare si lufta kundër korrupsionit dhe sundimi i ligjit, mbrojtja e trashëgimisë kulturore, dokumentimi dhe adresimi i krimeve të luftës, mbrojtja e mjedisit dhe tranzicioni i gjelbër, si dhe reforma në arsim dhe ngritja e kapaciteteve institucionale”, thuhet në njoftim.

Kreu i qeverisë, sic bëhet e ditur, ka theksuar një nga prioritetet kryesore të qeverisë.

“Reforma në prokurimin publik mbetet një nga prioritetet kryesore të Qeverisë, me fokus në rritjen e transparencës, digjitalizimin e proceseve dhe forcimin e mekanizmave mbrojtës kundër keqpërdorimit të fondeve publike. Në këtë drejtim, do vazhdojmë me miratimin e strategjisë anti korrupsion dhe ligjin për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme”, bën të ditur tutje Kryeministria.

Të dy palët, thotë ekzekutivi, u pajtuan se bashkëpunimi i deritanishëm ka dhënë rezultate të prekshme, duke shjprehur, sic thonë, përkushtimin për ta thelluar më tej partneritetin në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të institucioneve të Republikës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img