Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka takuar kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ai e ka përgëzuar atë për zgjedhjen e saj, ndërsa në takim është diskutuar edhe për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
“Përshëndeta përparimin e shpejtë që ka bërë Kuvendi në miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetin e vitit 2026. Diskutuam zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Presim me padurim bashkëpunim të ngushtë midis Parlamenteve të Kosovës dhe Britanisë”, ka shkruar Hargreaves.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







