Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) ka njoftuar se kanë dalë biletat për shitje për duelin mes Kosovës dhe Sllovakisë.
Ky duel i përket parakualifikueseve për FIBA EuroBasket 2029.
“Nga sot deri më 27 shkurt 2026, biletat për ndeshjen e dytë parakualifikuese të Kosovës për FIBA EuroBasket 2029, Kosova vs Sllovakia janë në shitje në fanshopin e KB Bashkimit në Prizren, përballë palestrës sportive “Sezai Surroi””, thuhet në njoftim.
“Sot biletat do të shiten nga ora 14:00 deri në ora 17:00, kurse nga nesër prej 12:00 deri në ora 18:00. Çmimi është 5 Euro”, përfundon njoftimi.
Ndeshja do të zhvillohet më 27 shkurt nga ora 19:00 në “Sezai Surroi” në Prizren.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







