spot_img
HomeSportFutbollDështojnë Ballkani e Prishtina, Drita triumfon ndaj Llapit dhe...

Dështojnë Ballkani e Prishtina, Drita triumfon ndaj Llapit dhe merr kryesimin e tabelës

spot_img

Ballkani është befasuar duke pësuar disfatë nga skuadra e Ferizaj sot në duelin e xhiros së 21-të në Superligë.

Skuadra suharekase u mposht me rezultat 2-1 nga ferizajasit, të cilët arritën fitoren e parë pas pesë ndeshjeve paraprake pa fitore në kampionat.

Ballkani ndërkohë regjistron humbjen e dytë me radhë në Superligë, duke humbur tashmë kreun e tabelës.

Drita në anën tjetër ka arritur një fitore të madhe në udhëtim ndaj Llapit, duke e mposhtur me rezultat 2-0.

Me këtë fitore, gjilanasit tani kanë marrë kryesimin e tabelës me 38 pikë, dy më shumë se përcjellësit Ballkani dhe Prishtina.

E Prishtina u mposht si mysafir ndaj Gjilanit me rezultat minimal 1-0, duke dështuar që të barazohet me pikë me liderin e ri, Dritën.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img