Drita do të luajë sonte ndeshjen e parë të raundit të “Play-Off” të Ligës së Konferencës.
Skuadra kosovare do të përballet me skuadrën sllovene, NK Celje, nga ora 21:00 në “Fadil Vokrri”.
Gjilanasit siguruan play-offin pasi mblodhën tetë pikë në fazën e ligës, duke arritur dy fitore, dy humbje e dy barazime, e ranguar në pozitën e 20-të, nga 24 skuadrat në total që kaluan në play-off.
Pasi u bë skuadra e parë kosovare që arrin në ‘play-off’ të një kompeticioni madhor evropian, Drita tani do të synojë që të bëhet skuadra e parë kosovare edhe që kualifikohet në një fazë eliminatore të një kompeticioni madhor evropian.
Duelet e play-off zhvillohet me dy ndeshje, me duelin e parë që zhvillohet sonte në Prishtinë dhe ai kthyes në Slloveni.
Skuadra që progreson tutje kualifikohet në raundin e 16-të të Ligës së Konferencës.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







