spot_img
HomeLajmeMe ftesë të Trumpit, Osmani merr pjesë në takimin...

Me ftesë të Trumpit, Osmani merr pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes

spot_img

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me ftesë të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, udhëtoi në Washington D.C. për të marrë pjesë në Takimin Inaugurues të Bordit të Paqes, krahas disa liderëve botërorë.

Presidentja Osmani e ka vlerësuar përfshirjen e Kosovës në Bordin e Paqes, si vend anëtar dhe bashkëthemelues, si një nga zhvillimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të vendit në vitet e fundit, duke theksuar se ky hap e fuqizon drejtpërdrejt subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.

Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar të punojë ngushtë me aleatin tonë kryesor, SHBA-të, dhe me Bordin e Paqes për të sjellë rezultate konkrete, për të mbështetur paqen dhe stabilitetin në rajonet e prekura nga konfliktet dhe për të promovuar një të ardhme të bazuar në bashkëpunim, siguri dhe prosperitet të përbashkët”, ka theksuar Presidentja Osmani.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img