Finalja e Kupës së Kosovës në basketboll do të zhvillohet sonte në Rahovec.
KB Trepça dhe KB Bashkimi do të duelojnë sot për trofeun, në ndeshjen që luhet në “Mizahir Isma” nga ora 19:30.
Ndërsa klubi mitrovicas ka një bilanc perfekt viteve të fundit në këtë garë, klubi prizrenas në anën tjetër po e kërkon këtë triumf pas një kohe shumë të gjatë.
Kupa e Kosovës në basketboll, këta janë fituesit e garës që nga 1992
Trepça është aktualisht fituese e ksaj gare në secilin nga katër edicionet e fundit dhe do të synojë sonte të pestën radhazi.
Ndërsa Bashkimi do të kërkojë triumfin në Kupë për herë të parë pas 25 vitesh, që kur kishte triumfuar për herë të parë dhe të fundit në edicionin 2000-2001.
Në total, Trepça e ka fituar këtë kompeticion tetë herë, ndërsa Bashkimi një herë.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







