Malisheva ka arritur një fitore të madhe si mysafir ndaj Ballkanit, në duelin përmbyllës të xhiros së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Malishevasit triumfuan me rezultat 2-1, duke e arritur këtë me përmbysje.
Ballkani hapi llogarinë e golave, duke e zhbllokuar sfidën në minutën e 15-të përmes sulmuesit, Bleart Tolaj.
Mysafirët megjithatë reaguan shpejtë, fillimisht duke barazuar shifrat në 1-1 përmes Samuel Opeh në minutën e 29-të.
Përmbysjen e rezultatit e arriti Assane Diatta, i cili realizoi në minutën e 37-të.
Në pjesën e dytë rrjetat mbetën të paprekura, ndërsa Malisheva mori tre pikë të mëdha, që i afron ata edhe më shumë drejt kreut të tabelës.
Ballkani mbetet lider i tabelës me 36 pikë, aq sa ka edhe Prishtina, ndërsa Malisheva mbledh tani 33 pikë, e ndodhur në pozitën e katërt.
Kjo njëherit është edhe humbja e parë e trajnerit Mislav Karoglan me Ballkanin, duke i dhënë fund një serie prej shtatë ndeshjeve paraprake pa humbje në të gjitha garat.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







