spot_img
HomeSportFutbollJava e 20-të e Superligës në futboll mbyllet në...

Java e 20-të e Superligës në futboll mbyllet në Suharekë, lideri Ballkani pret sot Malishevën

spot_img

Ballkani dhe Malisheva do të përmbyllin sot duelin e javës së 20-të në Superligën e Kosovës në futboll.

‘Portokallinjtë’ do të jenë nikoqir ndaj Malishevës, në ndeshjen e cila zhvillohet nga ora 13:00 në Stadiumin e Qytetit.

Që kur mori drejtimin e klubit, Mislav Karoglan është i pamposhtur me Ballkanin në shtatë ndeshje në të gjitha garat, pesë në Superligë – prej të cilave ka katër fitore dhe një barazim dhe dy fitore në Kupë, duke prekur tashmë çerekfinalen.

Skuadra e Karoglan ndodhet lidere në tabelë me 36 pikë, po aq sa ka edhe Prishtina në vend të dytë, me një ndeshje më shumë të zhvilluar.

Një seri pozitive të rezultateve e ka edhe Malisheva, të cilët janë gjithashtu të pamposhtur në secilën nga tetë ndeshjet e fundit në të gjitha garat (6 në Superligë dhe dy në Kupë), ku nga to ka gjashtë fitore e dy barazime.

Malishevasit ndodhet në pozitën e 5-të në tabelë me 30 pikë të mbledhura.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img