spot_img
HomeLajmeKush do të marrë pagën e 13-të? Përgjigjet ministri...

Kush do të marrë pagën e 13-të? Përgjigjet ministri Murati

spot_img

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur në një konferencë për media pas mbledhjes së parë të kabinetit të ri qeveritar, duke shpjeguar vendimin për riorganizimin e disa ministrive.

Ai tha se ndryshimet nuk lidhen me nevojën për të akomoduar koalicione, pasi qeveria ka shumicën e nevojshme, por me synimin për të përmirësuar efikasitetin.

Murati, tha se paga e 13-të, e premtuar më parë, do t’u jepet punëtorëve të sektorit publik.

“Për pagën e 13-të parashihet për ata që i kanë marrë 12 paga. Nëse ata kanë filluar rishtazi, e merr pagën e 13-të vitin e ardhshëm”, ka thënë Murati.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img