spot_img
HomeLajmeSeanca e nesërme për konstituim të Kuvendit, Basha fton...

Seanca e nesërme për konstituim të Kuvendit, Basha fton sot në takim liderët e partive politike

spot_img

Pas thirrjes së seancës konstituive për të mërkurën në orën 12:00 nga presidentja e shtetit, Vjosa Osmani, sot nga ora 17:00, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha ka ftuar në një mbledhje të përbashkët liderët e partive që kanë fituar ulëse në Kuvend.

Kuvendi i Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në këtë mbledhje do të diskutohet për përgatitjet e seancës konstituive të legjislaturës së dhjetë të dalë nga zgjedhjet e 28 dhjetorit.

“Sot, më 10 shkurt 2026, mbahet mbledhja e kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, me kryetarët e subjekteve politike. Koha: 17:00. Vendi: Salla C 301. Rendi i ditës: Përgatitjet për Seancën konstituive të Legjislaturës X të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin për media të Kuvendit të Kosovës.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img