spot_img
HomeLajmeLirimi me kusht i Smakajt, Fazliut e Shalës, Hamza:...

Lirimi me kusht i Smakajt, Fazliut e Shalës, Hamza: Më në fund erdhi një lajm i mirë

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka thënë se lirimi me kusht i Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës është një lajm i gëzueshëm për familjet e tyre dhe për të gjithë që besojnë në pafajësinë e çlirimtarëve.

Megjithatë, sipas kreut të PDK-së, gëzimi nuk është i plotë meqë në Hagë vazhdojnë të mbahen padrejtësisht çlirimtarët tjerë.

“Më në fund erdhi një lajm i mirë. Lirimi me kusht i Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut dhe Haxhi Shalës është një lajm i gëzueshëm për familjet e tyre dhe për të gjithë ne që besojmë në pafajësinë e çlirimtarëve tanë. Megjithatë, ky gëzim nuk është i plotë, as për ta e as për ne. Në Hagë po vazhdojnë të mbahen padrejtësisht edhe çlirimtarë të tjerë. Dhe përderisa edhe një i vetëm prej tyre nuk është kthyer në shtëpi, drejtësia mbetet e mangët”, ka shkruar Hamza.

Lideri i PDK-së thotë se lufta e UÇK-së ka qenë e drejtë, e pastër dhe çlirimtare, e udhëhequr nga ideali i lirisë dhe nga mbrojtja e popullit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img