KB Golden Eagle Ylli ka arritur që të transferojë edhe një basketbollist të huaj për pjesën e mbetur të sezonit 2025-26.
Klubi nga Suhareka ka bërë të ditur se ka nënshkruar me basketbollistin amerikan, Tyreek Smith.
Smith ka lindur më 20 janar 2001 në Cedar Hill dhe është i gjatë 200 centimetra.
Lojtari që luan në pozitat 3/4, luajti së fundmi për Ness Ziona në Izrael, ku pati një mesatare prej 7 pikësh e 5 kërcimesh për ndeshje në 9 paraqitje.
Ky është transferimi i katërt i Golden Eagle Yllit për këtë merkato të dimrit, ku synojnë rikthimin e titullit në Suharekë në 50-vjetorin e themelimit të klubit.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







