Ferizaj ka triumfuar ndaj Drenicës sot në udhëtim, duke siguruar kalimin tutje në Kupën e Kosovës në futboll.
Pasi koha e rregullt dhe vazhdimet u mbyllën me rezultat të barabartë pa gola, penalltitë duhej të përcaktonin fituesin e ndeshjes.
E në ekzekutimet e penalltive, ferizajasit u treguan më të saktë, duke e mposhtur Drenicën 4-3 përmes penalltive.
Kësisoj, Ferizaj siguron kaliminn në çerekfinale të Kupës, duke iu bashkuar Llapit, e cila më herët eliminoi Dritën.
Gjatë ditës së nesërme do të zhvillohen edhe ndeshje të tjera të kësaj faze: Dukagjini–Prishtina e Re, Prishtina–Ballkani, Gjilani–Liria, Vushtrria–Vëllaznimi dhe Trepça ’89–Malisheva, ndërsa të mërkurën e ardhshme përballen Feronikeli 74’ dhe Dinamo.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







