spot_img
HomeLajme220 gjoba në një ditë, 35 shoferëve u sekuestruan...

220 gjoba në një ditë, 35 shoferëve u sekuestruan patentat në Prishtinë

spot_img

Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit ka shqiptuar 220 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik brenda një dite, njofton Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit.

Nga këto, 50 gjoba janë vendosur përmes automjeteve me pajisje inteligjente, duke përfshirë shkelje si regjistrimi i skaduar i makinave dhe tejkalimi i shpejtësisë së lejuar.

Policia bën të ditur se 35 shoferëve u është sekuestruar patentë-shoferi, ndërsa gjobat do t’u dërgohen shkelësve përmes postës.

“Njësiti i Trafikut të Kryeqytetit u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar, me qëllim rritjen e sigurisë në rrugë”, thuhet në njoftim.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img