spot_img
HomeSportFutbollKryeziu i Ballkanit shpallet 'Ylli i Javës' në Superligë

Kryeziu i Ballkanit shpallet ‘Ylli i Javës’ në Superligë

spot_img

Sulmuesi anësor i Ballkanit, Almir Kryeziu është shpallur Ylli i Javës së 19-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Kryeziu ishte kyç në fitoren e klubit të tij në udhëtim ndaj Gjilanit 2-1.

Ai u përfshi në të dy golat e Ballkanit, duke shënuar dhe asistuar, për ta ndihmuar klubin t’i marrë tre pikët e para të stinorit pranveror.

Pas kësaj ndeshje, Kryeziu tani ka regjistruar golin e shtatë si dhe asistin e tetë sezonal.

Pas pranimit të çmimit, ai u shpreh: “Kemi pasur përgatitje shumë të mira dhe kjo po shihet në fushë. Synimi ynë është i qartë dhe jemi të fokusuar ta vazhdojmë këtë rrugë!”

Ballkani ndodhet në kuotën e 39 pikëve, duke i prirë tabelës si lider me të paktën tre pikë pëpara nga përcjellësit.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img