spot_img
HomeLajmeKërkesa e Prokurorisë për nga 45 vite burgim për...

Kërkesa e Prokurorisë për nga 45 vite burgim për ish-krerët e UÇK-së, Haxhiu: Fyerje ndaj viktimave shqiptare të luftës

spot_img

Ish-ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas kërkesës së Prokurorisë në Hagë për dënim me burg prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e UÇK-së.

Haxhiu e ka quajtur këtë një “akt padrejtësise dhe një fyerje ndaj viktima shqiptare të luftës”.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Haxhiu tha se në vend të gjykimit të agresorit, fatkeqësisht u votua një mekanizëm që sot mundohet të na e kriminalizojë rezistencën e popullit.

Postimi i plotë: 

Kërkesa e Prokurorisë për dënim me burg prej 45 vjetësh për secilin nga ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është një akt padrejtësie dhe një fyerje ndaj viktimave shqiptare të luftës. Kjo nuk ka të bëj me përpjekje për drejtësi. Kjo është një orvatje prokuroriale për ndëshkim politik dhe selektiv ndaj një lufte të drejtë çlirimtare.
Serbia ka kryer krime lufte të dokumentuara, vrasje, masakrime, përdhunime seksuale si armë lufte, dëbime masive të popullsisë etj. Këto krime janë të regjistruara dhe dëshmuara nga bota mbarë. E megjithatë Serbia nuk u përball kurrë me drejtësinë në mënyrë serioze. Kriminelët e saj u ricikluan në pushtet, u amnistuan e u privilegjuan.
Në vend të gjykimit të agresorit, fatkeqësisht u votua një mekanizëm që sot mundohet të na e kriminalizojë rezistencën e popullit. UÇK po trajtohet sikur të ishte shkaku i luftës, e jo përgjigja ndaj terrorit shtetëror serb. Ky është shtrembërim i historisë. Të kërkosh aq vite burgim për drejtues e ushtarë të UÇK-së, është tendencë për të zhveshur Kosovën nga e drejta morale e çlirimit dhe tendencë për ta barazuar viktimën me xhelatin.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img