Trajneri i Ballkanit, Mislav Karoglan është deklaruar përpara fillimit të stinorit pranveror të Superligës në futboll.
Kroati është shprehur se ekipi ka punuar mirë ndonëse skuadra ka pasur disa probleme me lëndime dhe sëmundje.
Teksa u shpreh se presioni për Ballkanin është një “privilegj”, ai shtoi se kampionati është një maratonë dhe e vetmja gjë që ka rëndësi është ndeshja e radhës dhe asgjë më shumë se kaq.
“Ekipi ka punuar mirë. Kemi pasur disa probleme të vogla me lëndime dhe viroza, por në përgjithësi gjithçka ka shkuar mirë dhe jemi të gatshëm të garojmë sërish. Presioni për ne është privilegj. Kampionati është një maratonë dhe e vetmja gjë që ka rëndësi është ndeshja e radhës, asgjë më shumë se kaq. Pritshmëritë janë gjithmonë të njëjta për ne. Të jemi pozitivë, të japim maksimumin ndaj kundërshtarëve të fortë dhe të synojmë fitoren”, u shpreh Karoglan për faqen zyrtare të klubit portokalli përpara duelit ndaj Gjilanit.
Ballkani stinorin pranveror e nis nesër si mysafir ndaj Gjilanit, në kuadër të javës së 19-të.
“Portikallinjtë” u shpallën kampion të stinorit vjeshtor, duke e mbyllur pjesën e parë të edicionit si lider me 36 pikë.
Ndërkohë, suhareka nuk qëndruan duarkryq në merkato dhe arritën të sjellin plot pesë transferime në afatin e dimrit, mes tyre mesfushorin dhe ish-reprezentuesin e Kosovës, Toni Domgjoni.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







