spot_img
HomeSportBasketbollDerbi i nxehtë "04", Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi...

Derbi i nxehtë “04”, Golden Eagle Ylli dhe Bashkimi sfidojnë forcat në “13 Qershori”

spot_img

KB Golden Eagle Ylli dhe KB Bashkimi do të zhvillojnë sonte derbin e nxehtë “04” në javën e 19-të të Superligës së Kosovës në Basketboll.

Skuadra suharekase i pret prizrenasit në “13 Qershori” me fillim nga ora 19:30.

Golden Eagle Ylli do të kërkojë fitoren e parë ndaj Bashkimit këtë sezon, pasi u mposht në të dyja ndeshjet paraprake, në shtëpi dhe jashtë.

Suharekasit vijnë pas një humbje ndaj Trepçës në “Minatori”, ndërsa Bashkimi triumfoi thellë në shtëpi ndaj Sigal Prishtinës.

Në përgjithësi, Golden Eagle Ylli ka 8 fitore e 10 disfata pas 18 ndeshjeve në kampionat, ndërsa Bashkimi 12 fitore e 6 humbje.

Ndërkohë, klubi vendas ka bërë me dije se biletat për këtë duel tashmë ndodhen në shitje, të cilat gjenden pranë palestrës “13 Qershori”.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta! 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img