spot_img
HomeLajmeMiratimi i buxhetit, Rama: Vetëm kur institucionet çlirohen nga...

Miratimi i buxhetit, Rama: Vetëm kur institucionet çlirohen nga kultura e bllokadës, hapet rruga për planifikim serioz

spot_img

Kryertari i Prishtinës, Perparim Rama është deklaruar pas miratimit të projektbuxheit të komunës për vitin 2026.

Rama ka thënë se miratimi i buxhetit të komunës është dëshmi të funksionimit të demokracisë dhe pjekurisë politike në Asamblenë Komunale.

Sipas tij, ky është një moment i rëndësishëm për qytetin, pasi i hap rrugë planifikimit më të qëndrueshëm dhe realizimit të projekteve konkrete në shërbim të qytetarëve.

“Ky është një moment përgjegjësie dhe pjekurie institucionale. Kur ka vullnet për bashkëpunim, demokracia funksionon dhe qyteti ecën përpara,” u shpreh ai.

Rama shtoi se buxheti i ri do të mundësojë fokus më të madh në zhvillimin urban, investimet strategjike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në Kryeqytet.

“Buxheti i ri na jep mundësinë të fokusohemi në zhvillim urban, investime strategjike dhe projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve. Sot fiton Prishtina, fiton e ardhmja e qytetit tonë,” përfundoi Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, i cili gjendet në ShBA për vizitë dhe nuk ka marr pjesë në seancën e sotshme.

Buxheti u votua me 33 vota për dhe 8 kundër. Lëvizja Vetëvendosje ishte kundër.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img