spot_img
HomeSportBasketbollGolden Eagle Ylli me ndryshime në roster, pret Bashkimin...

Golden Eagle Ylli me ndryshime në roster, pret Bashkimin të shtunën në Suharekë

spot_img

KB Golden Eagle Ylli dhe KB Bashkimi do të zhvillojnë derbin “04” këtë fundjavë në Superligën e Kosovës në basketboll. 

Suharekasit do të presin prizrenasit në “13 Qershori” të shtunën, nga ora 19:30.

Te vendasit tashmë ka ndryshime të mëdha në roster, me klubin që tashmë ka zyrtarizuar tre lojtarë të huaj, ndërsa ndodhet në bisedime edhe me një tjetër basketbollist.

Golden Eagle Ylli vjen pas një disfate ndaj Trepçës në Mitrovicë, pas një serie paraprake prej pesë fitoreve rresht në Superligë.

Ndërsa Bashkimi vjen pas një fitore të thellë ndaj Prishtinës në Prizren.

Pas 18 xhirove, Bashkimi ka 12 fitore e 6 humbje, ndërsa Golden Eagle Ylli ka 8 fitore 10 disfata.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img