FC Ballkani ka bërë edhe një goditje në treg duke e përforcuar skuadrën, përpara fillimit të pjesës së dytë të edicionit 2025-26 në Superligë.
Klubi suharekas ka zyrtarizuar trasnferimin e mesfushorit bullgar, Stanislav Petkov.
Petkov është 21-vjeçar dhe vjen me një përvojë të rëndësishme nga kampionatet si ai bullgar dhe slloven.
Pozita e tij është mesfushor shkatërrues, i pozitës 6, dhe pritet të përforcojë këtë repart me agresivitetin dhe aftësitë e tij mbrojtëse.
Ky është transferimi i katërt brenda dy ditëve i ‘Portokallinjve’, që po bëjnë gjithçka për ta rikthyer titullin kampion në Suharekë këtë sezon.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







