Presidentja Vjosa Osmani gjatë qëndrimit në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me presidentin e Sierra Leones, Julius Maada Bio.
Presidentja ka thënë se gjatë takimit kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit.
“Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy shteteve tona, në përfitim të qytetarëve tanë dhe për adresimin e sfidave të përbashkëta. Kosova mbetet e përkushtuar të ndërtojë partneritete të forta e të qëndrueshme me vende në mbarë botën”, ka shkruar Osmani në rrjetet sociale.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







