Sonte mbrëma do të mësohet finalisti i parë i Kupës Carabao 2025.
Arsenal dhe Chelsea do të përballen në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, për të synuar secila kalimin në finalen e madhe të Wembleyt.
‘Topçinjtë’ janë më favorit për të kaluar tutje pasi fituan ndeshjen e parë në “Stamford Bridge” me rezultat 3-2, ndërsa sonte i pret ata pranë shikuesve të vet.
Dueli zhvillohet sonte nga ora 21:00, në stadiumin “Emirates”.
Nëse Arsenal kualifikohet, kjo do të ishte finalja e parë e ‘Topçinjve’ në këtë garë, që nga viti 2018, kur kishin humbur në finale 3-0 ndaj Man Cityt.
Ndërsa Chelsea më së fundmi preki finalen në 2024, kur u mposht me rezultat minimal 1-0 ndaj Liverpoolit.
Dueli tjetër gjysmëfinal është ai mes Manchester Cityt dhe Newcastles, që zhvillohet nesër mbrëma në “Etihad”.
“Qytetarët” fituan me rezultat të pastër 2-0 në “St. James Park” në ndeshjen e parë, ndërsa konsiderohen tani favoritë për të kaluar në finale.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







