Arsenal është zyrtarisht finalisti i parë i Kupës Carabao për edicionin 2025-26.
“Topçinjtë” kanë triumfuar ndaj “Bluve” me rezultat të përgjithshëm 4-2, duke i fituar të dy përballjet gjysmëfinale, duke fituar 3-2 në Stanford Bridge dhe 1-0 sonte në Emirates.
Ishte Kai Havertz që realizoi në minutën e 98-të të ndeshjes, duke ia shuar çdo gjasë ish-skuadrës së tij për një rikthim.
‘Gunners’ prekin finalen e Kupës Carabao për herë të parë që nga 2018 ndërsa në Wembley do të presin fituesin e duelit Man City – Newcastle që zhvillohet nesër mbrëma.
HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!







