Fundjavën që lamë pas u zhvillua java e 18-të e ProCredit Superligës së Kosovës në Basketboll.
Katër duelet e zhvilluara ishin mjaft interesante, derisa triumfuan të gjitha ato vendase.
Bashkimi triumfoi pa telashe ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 84-63, ndërsa fitore të thellë realizoi edhe Go+ Peja ndaj Rahovecit 029 me rezultat 92-60.
Ndërsa të dielën, dy ndeshjet e tjera ishin mes Trepçës dhe Golden Eagle Yllit, ku skuadra mitrovicase triumfoi me rezultat 98-81, ndërsa Vëllaznimi gjithashtu fitoi ndaj Borës me rezultat 89-80.

Më poshtë rezultatet dhe renditja e javës së 18-të të ProCredit Superligës.

HisariOnline – Më afër lajmit vetëm e vërteta!







