spot_img
HomeSportBasketbollTrepça mposht Golden Eagle Yllin në Mitrovicë, ndërpritet seria...

Trepça mposht Golden Eagle Yllin në Mitrovicë, ndërpritet seria pozitive e suharekasve

spot_img

KB Trepça ka shënuar fitore bindëse ndaj KB Golden Eagle Yllit sonte në Mitrovicë, në kuadër të javës së 18-të të Superligës në basketboll.

Mitrovicasit kanë triumfuar me rezultat 98-81, duke shënuar tani fitoren e 10-të radhazi në Superligë.

Në të njëjtën kohë, ndërpritet seria pozitive e pesë fitoreve radhazi e Golden Eagle Yllit në Superligë.

Më i dalluari te fitorja e Trepçës sot ishte Kenny Hasbrouck, me 27 pikë të shënuara, ndërsa te mysafirët më të dalluarit ishin Scott Bamforth me 20 pikë e Erjon Kastrati me 19 pikë.

Mitrovicasit kanë tani 15 fitore e 3 humbje, kurse therandasit 8 fitore e 10 humbje.

HisariOnline – Më afër lajmit, vetëm e vërteta!

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img