spot_img
HomeSportBasketbollNdeshje interesante në basketboll këtë fundjavë, vëmendja në Prizren...

Ndeshje interesante në basketboll këtë fundjavë, vëmendja në Prizren e Mitrovicë

spot_img

ProCredit Superliga e basketbollit në fundjavë premton ndeshje shumë interesante.

Java e 18-të do të hapet me derbin ndërmjet skuadrave me traditë, e që gjithashtu do të ndeshen në gjysmëfinale të Kupës, Bashkimi dhe Sigal Prishtina. Prizrenasit janë në vendin e dytë me 11 fitore e 6 humbje, kurse prishtinasit kanë 8 fitore e 9 humbje, duke bërë që të pritet një sfidë e jashtëzakonshme.

Takim shumë i rëndësishëm do të zhvillohet ndërmjet GO+ Pejës dhe Rahoveci 029. Pejanët kanë 8 fitore e 9 humbje, kurse ‘Vreshtarët’ pesë fitore e 12 humbje, çka e bën këtë përballje jetike për të dy skuadrat.

Ndeshje shumë e rëndësishme do të zhvillohet mes Vëllaznimit dhe Borës. Kuqezinjtë kanë pesë fitore e 12 humbje, e në anën tjetër prishtinasit janë në formë të lartë me 9 fitore e 8 humbje.

Xhiroja e 18-të do të mbyllet me përballjen ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Dy skuadrat ndodhen në formë të jashtëzakonshme me mitrovicasit që kanë 9 fitore radhazi në elitë, kurse therandasit kanë 5 fitore radhazi në ProCredit Superligë.

Këto dy skuadra u përballën në çerekfinale të Kupës, që përfundoi me kalimin e ‘Xehetarëve’ në gjysmëfinale. Mitrovicasit kanë 14 fitore e 3 humbje, kurse therandasit 8 fitore e 9 humbje.

ProCredit Superliga – Java 18
E shtunë
17:00 Bashkimi-Sigal Prishtina
19:30 GO+Peja-Rahoveci 029
E diel
17:00 Vëllaznimi-Bora
19:30 Trepça-Golden Eagle Ylli

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img