KB Golden Eagle Ylli ka ndërprerë bashkëpunimin me lojtarin amerikan, Trevon Allen.
Këtë e ka konfirmuar klubi suharekas përmes një njoftimi, ku është bërë e ditur se shkëputja e kontratës ka ndodhur me marrëveshje të dyanshme.
Golden Eagle Ylli ka falënderuar basketbollistin në fjalë për përkushtimin dhe angazhimin e tij të deritashëm për skuadrën.
Ndërkohë, klubi suharekas pritet që shpejt të reagojë dhe të sjellë përforcim të ri, për ta zëvendësuar Allenl.
/HisariOnline/







