KB Golden Eagle Ylli ka arritur fitoren e parë në Ligën Unike për sezonin 2025-26.
Skuadra suharekase ka triumfuar me rezultat 72-61 ndaj Apolonisë, në ndeshjen e luajtur në Fier të Shqipërisë.
Te vendasit më i miri ishte Jaylen Bates me 21 pikë e dhjetë kërcime, derisa te mysafirët më i miri ishte Scott Bamforth me 28 pikë.
Tani të dy skuadrat kanë nga një fitore e një humbje, në kuadër të Grupit B, të Ligës Unike të meshkujve.
/HisariOnline/







