spot_img
HomeLajmeVeliu bën thirrje për reformim të degës së LDK-së...

Veliu bën thirrje për reformim të degës së LDK-së në Podujevë: Partia nuk i përket një individi

spot_img

Ish-deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu ka bërë thirrje për reformim të menjëhershëm të degës së LDK-së në Podujevë, meqë siç thotë ai ndodhet në krizë të thellë politike dhe organizative.

Ai ka shkruar se kjo është thirrje për shpëtim politik të LDK-së dhe se heshtja dhe nënshtrimi përballë dështimit vetëm sa e thellojnë krizën dhe largojnë partinë nga qyqarët.

“Duke u angazhuar për proces transparent zgjedhor, nuk kërkoj privilegje, por shpreh gatishmërinë të kontribuoj me përvojën time politike në funksion të reformimit, unitetit dhe rikthimit të besimit të humbur. Partia nuk i përket një individi, apo një grupi të vogël. LDK është e anëtarëve dhe votuesve të saj. Nëse nuk ndryshojmë tani, humbjet vetëm do të vazhdojnë”, ka shkruar mes tjerash ai.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img