spot_img
HomeSportBasketbollGolden Eagle Ylli lë prapa zhgënjimin në Kupë, e...

Golden Eagle Ylli lë prapa zhgënjimin në Kupë, e pret Vëllaznimin të dielën në kampionat

spot_img

KB Golden Eagle Ylli do të zhvillojë në vikend duelin e radhës në kampionat, që i përket xhiros së 17-të të Superligës.

Suharekasit presin të dielën në “13 Qershori” skuadrën gjakovare Vëllaznimi, nga ora 19:30.

Pas eliminimit në Kupë, Golden Eagle Ylli synon t’i kthehet fitoreve në kampionat, aty ku tashmë ndodhet në një seri prej tre fitoreve, duke mposhtur Rahovecin, Prishtinën e Pejën.

Pas 16 ndeshjeve të luajtura, Golden Eagle Ylli e gjen veten në vendin e pestë me 23 pikë – me 7 fitore e 9 humbje, ndërsa Vëllaznimi ndodhet në vendin e parafundit me 21 pikë, duke fituar pesë e humbur 11.

/HisariOnline/

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img