spot_img
HomeSportBasketbollSonte luhen dy çerekfinalet e tjera të Kupës në...

Sonte luhen dy çerekfinalet e tjera të Kupës në basketboll, vëmendja në “Karagaçi”

spot_img

Sonte zhvillohen dy ndeshje të kthimit të çerekfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll.

Në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, Sigal Prishtina do të përballet me Vëllaznimin, ndërsa në Palestrën “Karagaçi” në Pejë, GO+ Peja do të presë Bashkimin.

Të dy ndeshjet do të fillojnë në orën 18:45 dhe pritet të jenë shumë të luftuara, me ekipe që synojnë kualifikimin në gjysmëfinale.

Kujtojmë se dy gjysmëfinalistët e parë u konfirmuan mbrëmë, me Trepçën që kaloi tutje pasi eliminoi Golden Eagle Yllin, ndërsa Bora gjithashtu u kualifikua në gjysmëfinale duke e eliminuar Rahovecin.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img