Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e parë të rregullt për vitin 2026, e cila është udhëhequr nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Bexhet Kuqi, ndërsa në mbledhje ka marrë pjesë edhe Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj.
Në këtë mbledhje është shqyrtuar projekt-vendimi për miratimin e të hyrave dhe të dalurave të Buxhetit të Komunës së Suharekës për vitin 2026.
Pas diskutimeve lidhur me planifikimin financiar, prioritetet zhvillimore dhe menaxhimin e mjeteve publike, me shumicë votash anëtarët e Komitetit kanë vendosur që Projektbuxheti 2026 të procedohet për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin Komunal.
Ky vendim dëshmon përkushtimin institucional për transparencë, llogaridhënie dhe zhvillim të qëndrueshëm të komunës.
/HisariOnline/







