spot_img
HomeLajmeKërcënohet me jetë gazetari Lirim Mehmetaj, reagon AGK

Kërcënohet me jetë gazetari Lirim Mehmetaj, reagon AGK

spot_img

Gazetari dhe themeluesi i “VOX Kosova”, Lirim Mehmetaj është kërcënuar me jetë në Facebook nga një komentues.

Për këtë kërcënim ka reaguar edhe AGK, duke thënë se ky kërcënim vë në rrezik Mehmetajn dhe redaksinë që ai drejton, pa çka iu është bërë thirrje Policisë që të ofrojë masa mbrojtëse.

“Kërcënim i rëndë me vrasje ndaj gazetarit të Vox Kosova, Lirim Mehmetaj Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) është thellësisht i shqetësuar me kërcënimin e rëndë me vrasje ndaj gazetarit dhe themeluesit të Vox Kosova, Lirim Mehmetaj. Një koment kërcënues në Facebook ndaj tij, mes tjerash, thotë: 3 okfira me ti shpraz nlul tballit frik e kie. AGK-ja e dënon ashpër këtë gjuhë dhe i bën thirrje Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë që të ndërmarrin masa urgjente për identifikimin dhe lokalizimin e personit në fjalë dhe ta mbajë përgjegjës për veprën penale të kanosjes. Ky kërcënim kaq serioz vë në rrezik sigurinë fizike të Mehmetajt dhe redaksisë që ai udhëheq, prandaj AGK-ja fton Policinë e Kosovës që të ofrojë masa mbrojtëse”, thuhet në reagimin e AGK.

May be an image of text that says "Xhavit Nuredini Ooo lirim drashkoviqi ta cifsha grujen nonen evladin ndjep e far e fis ngoj tdhifsha 3 okfira me ti shpraz nlul tballit frik e kie 1h Like Reply"

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img