spot_img
HomeLajmeAmbasadori francez për Rugovën: Arkitekt i paqes, shkroi historinë...

Ambasadori francez për Rugovën: Arkitekt i paqes, shkroi historinë e Kosovës

spot_img

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka bërë homazhe dhe ka vendosur kurorë lulesh tek varri i ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, në 20-vjetorin e vdekjes së tij.

Guerot vlerësoi se Rugova ishte një burrështetas vizionar dhe arkitekt i paqes që shkroi historinë e Kosovës me angazhimin e tij politik dhe intelektual.

“Sot, ambasadori i Francës, Olivier Guérot, vendosi një kurorë lulesh mbi varrin e Presidentit Ibrahim Rugova, me rastin e 20-vjetorit të vdekjes së tij. Një burrë shteti vizionar dhe arkitekt i paqes, ai shkroi historinë e Kosovës me angazhimin e tij politik dhe intelektual. Gjatë rrugëtimit të tij, ai u përgatit intelektualisht, ndër të tjera, në një nga kryeqytetet më të shquara botërore të mendimit dhe kulturës, djep i ideve të lirisë dhe dialogut”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Francës.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img