Sonte rikthehet kompeticioni më prestigjioz i klubeve në botë, Liga e Kampionëve, për të vijuar raundin e parafundit të Fazës së Ligës.
Në program sonte do të jenë nëntë ndeshje, ndërsa dueli më interesant është padyshim ai mes Interit dhe Arsenalit në ‘Meazza’.
Arsenal janë skuadra e vetme këtë sezon në Ligën e Kampionëve që ka fituar të gjitha ndeshjet e deritashme pas gjashtë raundeve, duke mbledhur 18 pikët plota dhe qëndruar si lider me tre pikë pastër nga përcjellësi i dytë, Bayerni.
Interi ndërkohë ndodhet në pozitën e gjashtë në tabelë, ku ka mbledhur 12 pikë, me katër fitore e dy barazime.
Në kampionat, Interi ndodhet në formë të lartë pasi prin në Serie A si lider me 49 pikë, tre pikë pastër nga përjcellësi Milani, ndërsa është e pamposhtur në këtë garë në gjashtë ndeshjet e fundit, duke fituar pesë e barazuar një.
Ndërsa Arsenali po ashtu udhëheq si lider në Premier League, me 50 pikë pas 22 xhirosh, duke qëndruar pastër në krye me 7+ pikë nga dy përcjellësit, Man City e Aston Villa. Gunners kanë humbur vetëm një nga 30 ndeshjet e fundit në të gjitha garat.
Në program do të jenë edhe sfida tjera interesante që do të luhen sonte, siç janë duelet:
Real Madrid – Monaco
Bodo/Glimt – Man City
Tottenham – Dortmund
Sporting – PSG
Kairat – Club Brugge
Kobenhavn – Napoli
Olympiacos – Leverkusen
Villarreal – Ajax
/HisariOnline/







