spot_img
HomeLajmeHumb jetën një person në QKUK, Policia nis hetimet

Humb jetën një person në QKUK, Policia nis hetimet

spot_img

Policia e Kosovës ka nisur hetimin për vdekjen e një personi në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Policia ka njoftuar se rreth orës 01:37, në QKUK, ka ndërruar jetë një burrë i cili ishte duke u trajtuar në këtë institucion shëndetësor.

Sipas raportit, viktima ishte pranuar për tretman mjekësor më 19.01.2026 rreth orës 20:00.

“Me urdhër të organeve kompetente, trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) në Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img