KB Golden Eagle Ylli dhe KB Trepça do të zhvillojnë duelin kthyes çerekfinal të Kupës së Kosovës në basketboll.
Sfida e dytë që do ta përcaktojë gjysmëfinalistin e garës, do të luhet të mërkurën mbrëma në palestrën “13 Qershori” në Suharekë.
E për këtë ndeshje kaq të rëndësishme, tifogrupi i qytetit të Suharekës ‘Xhebrailat’ kanë kërkuar mobilizim total.
‘Xhebrailat’ kanë thënë se kjo nuk është vetëm një ndeshje, por një betejë.
“Tribuna duhet me u dridh, zani duhet me u ni deri n’fund!”, kanë shkruar tifogrupi në rrjetin social Facebook.
Mbledhja e tifozëve do të bëhet nga ora 18:00, teksa kanë ftuar cdo tifoz që të jetë i pranishëm në palestër.
Kujtojmë që Golden Eagle Ylli ka një avantazh prej tre pikëve nga dueli i parë ndaj Trepcës, pasi arriti të triumfojë me rezultat 102-99 në Mitrovicë.
Suharekasit për të kaluar në gjysmëfinale do t’iu mjaftonte edhe një humbje e mundshme deri në dy pikë diferencë.
/HisariOnline/







