spot_img
HomeLajmeCakolli tregon se kur mund të bëhet certifikimi i...

Cakolli tregon se kur mund të bëhet certifikimi i rezultateve pas rinumërimit të plotë

spot_img

Pas vendimit për rinumërimin e edhe të vendvotimeve në 28 komuna, Eugen Cakolli nga KDI ka thënë se në skenarin optimal certifikimi i rezultateve mund të ndodhë gjatë mesit të muajit shkurt, e në rastin më të keq në fund të shkurtit apo në fillim të marsit.

Sipas tij, për rinumërimin e plotë të të gjitha vendvotimeve do të nevojiten të paktën edhe deri në dy javë.

Ndërsa pas përmbylljes së rinumërimit, do të fillojnë të rrjedhin afatet për ankesa mbi procedurat e administruara në QNR, që mund të marrin deri në 12 ditë kohë.

Postimi i plotë: 

“Me dinamikën e deritanishme, KQZ-ja ka rinumëruar mesatarisht rreth 80 kuti në ditë, me një kapacitet prej rreth 20 tavolinash numërimi. Pas dyfishimit të kapaciteteve, KQZ-ja do të duhej tashmë të rinumërojë të paktën 150 kuti në ditë. Kjo nënkupton se për rinumërimin e plotë të të gjitha vendvotimeve do të nevojiten të paktën edhe deri në dy javë. Pas përmbylljes së rinumërimit, do të fillojnë të rrjedhin afatet për ankesa mbi procedurat e administruara në QNR, që mund të marrin deri në 12 ditë kohë. Prej tyre, 48 orë janë për parashtrim ankese në PZAP dhe tri ditë për vendimmarrje nga kjo e fundit. Më pas, ekziston edhe afati tjetër 48-orësh për ankesë në Gjykatën Supreme, e cila ka deri në 5 ditë afat për vendimmarrje. Vetëm pas shterimit të këtyre procedurave dhe afateve mund të shpallen rezultatet përfundimtare. Edhe këto, më pas, mund të ankimohen, me afate të ngjashme sikur ato parapraket – që në total mund të zgjasin deri në 13 ditë. Sipas të gjitha këtyre afateve, në skenarin më optimal, certifikimi i rezultateve mund të ndodhë gjatë mesit të muajit shkurt. E në rastin më të keq, në fund të shkurtit, apo edhe tek në fillim të marsit – në varësi të vendimmarrjes mbi ankesat potenciale”, ka shkruar Cakolli.

/HisariOnline/ 

Enisi Sh.p.kspot_img
spot_img
spot_img
spot_img