Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka njoftuar se ka marrë vendim për rrënimin dhe lirimin e hapësirave publike te Stacioni i Autobusëve.
Përmes një postimi në Fasebook, Peci tha se të tilla aksione do të ketë derisa të lirohen të gjitha hapësirat publike.
Ai tutje u ka bërë thirrje qytetarëve që mos i uzurpojnë hapësirat publike në mënyrë të kundërligjshme, pasi në të kundërtën do të ketë ndëshkime, siç është e paraparë me ligj.
Postimi i plotë:
Vendimi i radhës është rrënimi dhe lirimi i hapësirës publike te Stacioni i Autobusëve.
Aksione të tilla do të kemi në vazhdimësi deri në lirimin e plotë e të gjitha hapësirave publike.
Përmes këtij vendimi u bëj thirrje qytetarëve që të mos i uzurpojnë hapësirat publike, sepse të gjithë ata që në mënyrë të kundërligjshme shfrytëzojnë ose i kanë të uzurpuara hapësirat komunale do të kenë konsekuenca të tilla ashtu siç është e paraparë me ligj.
/HisariOnline/







