Qendra e Golden Eagle Yllit, Lis Shoshi është përzgjedhur MVP apo lojtari më i mirë i javës në basketboll.
31-vjeçari shkëlqeu në fitoren e skuadrës së tij ndaj KB Prishtinës në kryeqytet të enjten, duke arritur 20 pikë, katër kërcime e një asistim.
Ajo çfarë e veçoi Lisin ishte saktësia e tij nga gjuajtjet në këtë duel, duke qenë i saktë 80% në gjuajtjet e tij.
Shoshi bëhet lojtari i dytë me radhë i Golden Eagle Yllit që përzgjidhet lojtari i javës, paraprakisht duke e bërë Brandon Huffman ndaj KB Rahovecit.
Lista e plotë e Top 5-shes më poshtë:







