Mesfushori nga Suhareka, Lindon Emërllahu është shprehur i gatshëm për aventurën e tij të re në futboll.
23-vjeçari në dhjetor kompletoi transferimin e tij te klubi ukrainas, Polissya Zhytomir.
Përpara këtij transferimi, Emërllahu ishte te klubi rumun, Cluj, aty ku zhvilloi 41 paraqitje në total, duke shënuar gjashtë gola.
Mesfushorin defanziv tani e pret një kapitull i ri në karrierë, siç ka shkruar edhe vet futbollisti në rrjetet sociale.
“Kapitull ndryshe, ambicia e njëjtë”, ka shkruar mesfushori në Facebook.
Emërllahu ka nënshkruar kontratë tre-vjeçare dhe do ta mbajë numrin 14 në fanellën e klubit ukrainas.
/HisariOnline/







